Kalendari i ngjeshur, Henry kundër UEFA-s dhe FIFA-s: Mbi të gjitha ka rëndësi shëndeti i lojtarëve

Kalendari i ngjeshur, Henry kundër UEFA-s dhe FIFA-s: Mbi të gjitha ka rëndësi shëndeti i lojtarëve

13:45, 12/09/2024

Thierry Henry është në anën e lojtarëve lidhur me dabtin e madh se në futbollin e sotëm ka shumë ndeshje, po rrezikohet shëndeti i “aktorëve” të fushës së blertë. Ish-trajneri i Francë U-21 foli për CBS, transmetuesin për të cilin punon, duke sulmuar ata që qeverisin futbollin botëror për shumë ndeshje që luhen në një sezon:

“Për ne dhe për CBS është e jashtëzakonshme që mund të komentojmë shumë ndeshje, por ka një por.. Nuk mund të anashkalohen lojtarët, trajnerët… Ka vërtet shumë ndeshje, si ish-lojtar sinqerisht nuk e di si ia dalin me kalendarin aktual. Si ish-lojtar dhe trajner duhet të them se janë shumë ndeshje”. Analiza e tij vijon: “Mos mendoni ndryshe nga ç’është në të vërtetë, si futbollist dikush dëshiron të jetë në të gjitha këto ndeshje.

Nga ana tjetër do të doje të jesh i freskët, i aftë për të luajtur dhe treguar të gjithëve se kush je në të vërtetë. Ky është problemi im i vetëm, kur marr parasysh se sa luan dikush, që aktivizohet në të gjitha ndeshjet. Nuk po flasim vetëm për aspektin fizik, por edhe atë mendor. Fakti i të luajturit kaq shpesh i mban lojtarët gjithmonë në presion e tension”. Henry është i hapur dhe sulmon UEFA-n e FIFA-n: “Unë po flas vetëm për lojtarët dhe integritetin e tyre. I di pagesat, por në një pikë të caktuar ka rëndësi edhe mirëqenia, pra shëndeti i lojtarëve. Ky është këndvështrimi im i vetëm”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco