Besiktas kërkon një tjetër lojtar të Kombëtares shqiptare

Besiktas kërkon një tjetër lojtar të Kombëtares shqiptare

22:39, 11/09/2024

Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empolit, mirëpo kjo nuk mjaftoi që “kolosi” i mbrojtjes, Ardian Ismajli, të luante qoftë edhe një minutë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, Euro 2024, aventurë që i la një “shije” shumë të hidhur.

Mirëpo, duket se lënia në stol nuk mund ta zbeh “shkëlqimin” e tij, me “Legjionarin” e mbrojtjes së Kombëtares sonë, i cili është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas kartonit të tij.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco