Zyrtare/ Marvin Çuni te Rubin Kazan, bëhet shok skuadre me Mirlind Dakun

Zyrtare/ Marvin Çuni te Rubin Kazan, bëhet shok skuadre me Mirlind Dakun

21:47, 11/09/2024

Marvin Çuni është zyrtarisht pjesë e Rubin Kazanit në Rusi, duke iu bashkuar kështu ekipit të Mirlind Dakut.

23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones, teksa do të kërkojë shpërthimin në Rusi.

Për transferimin e Çunit, Rubin Kazan shpenzoi plot 2 milionë euro, me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku, që është shndërruar në një lider.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.

Finalizimi i operacionit “Çuni”, u konkretizua ditën e sotme, teksa u zyrtarizua edhe nga klubi në faqen zyrtare, ku sulmuesi shfaq në stërvitje me skuadrën e tij të re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco