Vedat Muriqi në treshen e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së kombeve, kalon Ronaldon

Vedat Muriqi në treshen e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së kombeve, kalon Ronaldon

20:36, 11/09/2024

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka pasur performance fantastike në ndeshjen e fundit me Qipron.

“Pirati” ka realizuar dy gola ndaj qipriotëve në fitoren e thellë 4-0 të “Dardanëve” në transfertë.

Me këto dy realizime ai ka arritur në shifrën e 10 golave në histori të Uefa Nations League.

Futbollisti nga Kosova ka tejkaluar edhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka nëntë gola në këtë kompeticion.

Muriqi ndan vendin e tretë me Romelu Lukakun, i cili ka po aq gola.

Ndërsa i dyti është Erling Haaland.

Norvegjezi ka 13 shënime në këtë kompeticion kurse një më shumë Aleksander MItrovic i cili i prinë kësaj listë të golashënuesve.

Kujtojmë se Nations League është një format i ri i garave i cili u shërben kombëtareve më të vogla për ngritje në ranglistë apo edhe mundësi kualifikimi më të lehtë për Kampionat Evropian apo Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco