Kush janë 5 futbollistët anglezë më të paguar? Harry Kane zbret nga froni

Kush janë 5 futbollistët anglezë më të paguar? Harry Kane zbret nga froni

20:11, 11/09/2024

Harry Kane nuk është më futbollisti anglez më i paguar. Sulmuesi i Bayernit, i transferuar me bujë në merkaton e vitit 2023 në “Allianz Arena”, paguhet 217 mijë paundë në javë.

Vendi i parë në renditjen e më të paguarve e ka marrë Ivan Toney, i transferuar në Arabinë Saudite para pak ditësh.

Paga e tij aktuale është 400 mijë paundë në javë! Kush ia kalon dot? Askush, të paktën për momentin.

Vendin e tretë në podiumin britanik e marrin Jack Grealish dhe Marcus Rashford, të dy me pagë 165 mijë paundë në javë. Pesëshën e parë e arrin edhe Jude Bellingham, me 164 mijë paundë në javë.

Kush do të jetë më i paguari në sezonin e ardhshëm? Është e paparashikueshme, por ndoshta Phil Foden do të bëjë kapërcimin e madh në cilësi dhe rrjedhimisht në pagë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco