Alarmohet Napoli, Kvaratskhelia ka luajtur me probleme ndaj Shqipërisë

Alarmohet Napoli, Kvaratskhelia ka luajtur me probleme ndaj Shqipërisë

19:33, 11/09/2024

Gjeorgjia mbrëmë ka arritur të mposhtë Shqipërinë në “Air Albiania”, minimalisht me rezultatin 1-0.

Ndërkohë, futbollisti i Napolit dhe ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, ka luajtur i lënduar ndaj kombëtares shqiptare.

Kështu ka bërë të ditur vetë trajneri gjeorgjian, Willy Sagnol.

Ai pas ndeshjes tha se Khavara mori një goditje në pjesë të parë mirëpo vazhdoi të luajë me dhimbje.

“Kvara luajti me dhimbje pasi mori një goditje gjatë pjesës së parë. Ai dëshironte të luante sa më shumë. Ai është lojtar ekipor. Na duheshin lëvizje më të shumta në fushë në 15-20 minutat e fundit, dhe e zëvendësuam atë me Zurikon që luajti mirë”, u shpreh Sagnol.

Kjo nuk është shenjë e mirë për Napolin, që në fundjavë luan me Cagliarin, teksa paraqitja e gjeorgjianin vihet në dyshim.

Khavara është një ndër lojtarët më të mirë dhe më me ndikim te Napoli.

Këtë sezoni realizoi luajti tri ndeshje në Serie A, teksa shënoi dhe asistoi nga një herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco