Bylis-Tirana, 4 gola për 1 pikë në Ballsh

Bylis-Tirana, 4 gola për 1 pikë në Ballsh

18:11, 11/09/2024

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik në Ballsh, në një ndeshje ku janë shënuar gola spektakolarë.

Ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me roveshatën e Përgjonit në pjesën e parë dhe ruajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Por në minutën e 83-të protagonist u bë Ndreca, i cili barazoi rezultatin me një parabël mbi portieri Hasanbelli e më pas përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5-të shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 përfundimtar të kësaj sfide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco