Morata rikthehet në stërvitje me Milanin

Morata rikthehet në stërvitje me Milanin

17:07, 11/09/2024

Milani nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Serie A, duke marrë dy barazime dhe një humbje.

Përveç rezultateve të këqija, kuqezinjtë kanë humbur sulmuesin kryesor, Alvaro Moratën, i cili u lëndua në ndeshjen e parë ndaj Torinos.

Por duket se rikuperimi i tij ka qenë mjaft i shpejtë, pasi “Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se futbollisti spanjoll është rikthyer në stërvitje.

Ai është stërvitur me skuadrën mëngjesin e ditës së sotme.

Ish-futbollisti juventin pritet të jetë i gatshëm për sfidën me Venezian që kuqezinjtë e luajnë këtë fundjavë.

Të drejtuarit e Fonsencas kanë orar të ngjeshur, ku pas një jave ndeshen me Liverpoolin në Champions League si dhe me 22 shtator i pret derbi “Della Madonina” me Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco