SHBA zyrtarizon trajnerin e ri të kombëtares, Pochettino: Duam të realizojmë diçka historike

SHBA zyrtarizon trajnerin e ri të kombëtares, Pochettino: Duam të realizojmë diçka historike

12:41, 11/09/2024

Mauricio Pochettino është trajneri i ri i kombëtares së SHBA në futboll për meshkuj. Federata e këtij vendi ka zyrtarizuar ardhjen në stol të trajnerit argjentinas, i freskët nga dështimi në krye të Chelsea. Për Pochettino, objektivi do të jetë të dalë sa më mirë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet mes Kanadasë, Meksikës dhe SHBA-së.

“Federata e Futbollit të SHBA-së ka emëruar Mauricio Pochettino si trajnerin e ri të ekipit kombëtar të meshkujve, – thuhet në deklaratën përkatëse. –

Pochettino, 52 vjeç, një trajner me përvojë dhe shumë i respektuar, ka pasur eksperienca të suksesshme me disa klube të mëdha europiane, duke përfshirë Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Chelsea. I njohur për ndërtimin e skuadrave me stile dinamike të lojës, ai tani do të marrë drejtimin e kombëtares së SHBA-së, duke sjellë përvojën e madhe dhe zgjuarsinë taktike. Trajneri i ri do ta udhëheqë ekipin tonë kombëtar në Kupën e Botës 2026, në tokën vendase”.

Vetë Pochettino do të shprehej: “Vendimi për të trajnuar SHBA-në nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, por edhe me rrugën që po ndjek kjo skuadër dhe ky vend. Energjia, pasioni, dëshira për të realizuar diçka historike, këto janë gjërat që më frymëzuan. Mundësia për të udhëhequr ekipin kombëtar të meshkujve të SHBA-së, para tifozëve aq të pasionuar sa lojtarët, është diçka që nuk mund të refuzohej kurrë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco