'Lazio nuk më shpjegoi asgjë, do flas sa të kthehem në Itali',  Hysaj jep lajmin e papritur pas humbjes me Gjeorgjinë

'Lazio nuk më shpjegoi asgjë, do flas sa të kthehem në Itali', Hysaj jep lajmin e papritur pas humbjes me Gjeorgjinë

12:32, 11/09/2024

Elseid Hysaj mbrëmjen e djeshme pranoi publikisht se do të konsiderojë largimin nga Lazio.

Skuadra italiane nuk beson më te mbrojtësi i kombëtares shqiptare, sepse e ka hequr nga lista e Champions League.

Kjo e ka gjetur në befasi Hysajn, i cili pas ndeshjes me Gjeorgjinë deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për vendimin e klubit.

“Nuk jam konsultuar ende me klubin për këtë lajm. Ishte e befasishme për mua, sepse në fillim luajta 5 minuta kundër Milanit
dhe më pas u grumbullova me kombëtaren”, u shpreh Hysaj.

“Nuk kam patur mundësi të flas për heqjen e emrit tim nga lista. Sapo të kthehem në Itali, do të flas dhe do të marr një
vendim, sepse nuk besoj se do të vazhdoj me këto kushte”, shtoi Hysaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco