'Dopietë' golash në ndeshjen e 100-të, Kane: Kjo ishte nata e përkryer, nuk vendos limite për të ardhmen time në kombëtare

'Dopietë' golash në ndeshjen e 100-të, Kane: Kjo ishte nata e përkryer, nuk vendos limite për të ardhmen time në kombëtare

11:07, 11/09/2024

Anglia barazoi 2-2 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve (Nations League), por protagonist i këtij takimi ishte sulmuesi Harry Kane.

Pikërisht në ndeshjen e tij të 100-të, Harry Kane bëri liderin duke realizuar një “dopietë” golash. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të me një goditje të fortë. Thuajse me një finalizim identik, Harry Kane realizoi edhe golin e dytë në 76-të duke i dhuruar tre pikët Anglisë 

“Kur isha i huazuar te Millwall, Norwich apo Leicestër, as që mendoja se do të arrija të luaja 100 ndeshje me kombëtaren”, tha Kane, të cilit iu bë një dhuratë e vecantë për këtë arritje nga ish-mesfushori anglez Frank Lampard. 

“Që në moshë të re, nga dyshimi për të vazhduar futbollin dhe më pas për të bërë atë që kam bërë, thjesht mendoj se kjo më ka ndihmuar që të jem i fokusuar dhe i motivuar në stërvitje dhe ndeshje”, tha më tej sulmuesi i Bayern Munich. “Në përgjithësi, në ditët e sotme, si futbollist ne marrim kritika, kemi njerëz që flasin për ne si lojtar. Unë gjithmonë kam folur kur gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, për t’u motivuar dhe sjellë një energji dhe uri brenda jush që të luaj më mirë”, tha Harry Kane.

“Ishte mbrëmja e përkryer për të shënuar, në ndeshjen e 100-të. Në tetor do të jem gati të shënoj përsëri për kombëtaren, përpiqem të mos vendos kufij për atë që mund të arrij”, tha Kane, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë me 68 gola. “Unë e di se duke luajtur në këtë ekip do të kem shanse të shënoj shumë gola. Do të vazhdoj për aq kohë sa të mundem dhe kush e di se çfarë mund të arrijmë. Disa nga lojtarët më të mirë në botë kanë shënuar më shumë se unë, kështu që ka objektiva atje për të provuar dhe arritur”, u shpreh Kane

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco