Humbja ndaj Gjeorgjisë/ Bicaj: Trajneri ka bërë një punë të mirë, problemi më i madh i joni është vazhdimësia

Humbja ndaj Gjeorgjisë/ Bicaj: Trajneri ka bërë një punë të mirë, problemi më i madh i joni është vazhdimësia

10:05, 11/09/2024

Shqipëria është mundur për herë të parë nën drejtimin e teknikut Sylvinho, në “fortesën” e “Air Albania”, me “Legjionarët” që janë mundur minimalisht nga Gjeorgjia, në sfidën e dytë, të këtij edicioni të Nations League.

Mantho Prokopi, gazetar sportiv dhe Ditmar Bicaj, ish futbollist, të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentuan humbjen ndaj Gjeorgjisë, gjithashtu, diskutuan gabimet e Sylvinhos në organizim dhe paraqitjen e lojtarëve në fushë.

Bicaj-Të gjithë prisnim fitoren pas fitores dhe lojës së mirë që bëmë me Ukrainën, por u ndje lodhja në 45 minutat e pjesës së dytë. Shumë futbollistë nuk kanë shumë minuta në fushë, çfarë u pasqyrua dhe në fushë.

Pjesa e parë mund të themi që ishte i mirë, por pjesa e dytë l shumë për t dëshiruar, por dhe lodhja fizike ka bërë të vetën. Trajneri ka bërë një punë të mirë, problemi më i madh i joni është vazhdimësia. Ne kemi brezin më të mirë të futbollistëve, duhet të kemi shumë besim.

Ndërkohë, Prokopi u shpreh se Gjeorgjia nuk ishte një kundërshtar i lehtë, por nëse Sylvinho do të kishte luajtur ‘kartat’ ndryshe, mund të kishim një tjetër rezultat.

Ishte një lojë që faji iu kalua lodhjes fizike, por dhe në konferencë Sylvinho e theksoi  se Gjeorgjia nuk isht një kundërshtar i lehtë. Për Sylvinhon ishte një humbje e padrejtë, Shqipëria bëri një lojë të mirë, por kondicioni fizik ndikoi. Nëse Sylvinho do kishte luajtur kartat ndryshe, mund të kishim një reagim ndryshe. Po të shohim notat e lojtarëve pas ndeshjes, krahu i majtë dhe mesfusha janë me mesatare mbi 7, pra ka çaluar krahu i djathtë, një pikë kyçe ishte dhe zëvendësimi i Asanit, trajneri kishte zëvendësues për krahun e majtë, por jo për të djathtin, Zeka ishte i ftuar, mbulon krahun e djathtë por nuk ishte në stol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco