Disfata me Gjeorgjinë, Asllani: Ndihesha i lodhur. Objektivat? Vlerësojmë ndeshje pas ndeshje

Disfata me Gjeorgjinë, Asllani: Ndihesha i lodhur. Objektivat? Vlerësojmë ndeshje pas ndeshje

09:32, 11/09/2024

Kristjan Asllani, mesfushori i kombëtares u ndal të flistë për humbjen 0-1 me Gjeorgjinë.

“Jam shumë i lodhur, më mungojnë minutat, kam bërë 2 ndeshje të plota në 3 ditë. Ishim shumë të fortë shumë të shpejtë. Ishte e vështirë, luanin me 5 mbrapa, ishte e vështirë të gjeja Manajn me topa ta gjatë, linja e tyre ishte e fortë. Do ta kenë vështirë të gjitha skuadrat t’i shënojnë Gjeorgjisë.  

Gjërat i zgjedh trajneri. Bajrami sot ishte mbrapa sulmuesit. Sot kishim më shumë probleme kur e kishin topin ata. Unë dhe Ramadani dolëm 2-3 herë blof. Ishte shumë e vështirë. Në pjesën e dytë morëm 2-3 kundërsulme, por erdhi goli fatkeqësisht. Kur pësuam golin, shkuam me 2 sulmuesë.  


Unë isha më shumë përpara sesa mbrapa. Ndikon edhe lodhja. Është më e thjeshtë të luash me Ukrainën, sepse luan përpara. Nuk po gjenim hapësira, e kërkova 2-3 herë Manajn, por topi shkoi jashtë. Do shikojmë ndeshje për ndeshje.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco