Prezantim special, Arlind Ajeti zyrtarizohet te klubi i ri

Prezantim special, Arlind Ajeti zyrtarizohet te klubi i ri

21:40, 10/09/2024

Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk. 

Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Kluzhi, duke u prezantuar te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi.

Nga shitja e Ajetit, klubi i Kluzhit, që ka edhe kartonin e mbrojtësit, do të përfitojë shumën e 300 mijë eurove.

Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundi në Rumani.

Qendërmbrojtësi ka arritur të luajë edhe në Serinë A me Torinon.

Edhe pse dëmtimet e kanë bezdisur shpesh, Ajeti arriti të bëhej protagonist sezonin e fundit me fanellën e Kluzhit, ku ishte transferuar si një lojtar i lirë, pas largimit nga Pordenone.

Arlind Ajeti nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në Kombëtare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, pasi ka qenë i dëmtuar.

Kujtojmë që ai luajti titullar në Europianin e Gjermanisë, duke qenë në krah të kapitenit Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco