Calhanoglu: Mund të dukem i pafytyrë, por pas 21 vitesh një lojtar turk garon për 'Topin e Artë'

Calhanoglu: Mund të dukem i pafytyrë, por pas 21 vitesh një lojtar turk garon për 'Topin e Artë'

11:46, 10/09/2024

Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit dhe Turqisë, ka folur për mediat vendase pas fitores 3-1 ndaj Islandës, duke u ndalur edhe te vetja:

“Kur vjen puna për mua, gjithmonë ka kritika, po përpiqem të bëj shurdhin. Ndoshta dukem si i pafytyrë, por pas 21 vitesh një lojtar turk është rikthyer sërish në garën për ‘Topin e Artë’.

Unë jam krenar për këtë, në fund të fundit i shërbej vendit tim në mënyrën më të mirë të mundshme”. Muajt e fundit qëndrimi i tij tek Interi ishte vënë në pikëpyetje: “Kam marrë disa oferta gjatë verës, por vendosa me zemër të qëndroja tek Interi.

Edhe nëse mendoja ndryshe, Interi nuk do të më linte të shkoja askund, gjithsesi. Pra, siç thashë, nuk është diçka në fuqinë time. Do të përpiqem të luaj në nivelin më të lartë të mundshëm. Përsa i përket ekipit kombëtar, dua të jem në gjendje të luaj ndeshjen e 100-të me Turqinë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco