Lajmi i fundit

Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e Rrumbullakut dhe disa drejtuesve të policisë

Pas largimit të Spahiut, Kukësi kthen trajnerin që i ka drejtuar edhe në Superiore

Pas largimit të Spahiut, Kukësi kthen trajnerin që i ka drejtuar edhe në Superiore

11:29, 10/09/2024

Klubi i Kukësit sot do të bëjë prezantimin e trajnerit të ri për sezonin në Kategorinë e Parë. Verilindorët mbetën pa trajner pasi Ilir Spahiu dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit pas vendimit që morën drejtuesit për të kthyer ekipin në Kukës.

Qëndrimi atje gjatë këtij sezoni është kushti që duhet të pranojë trajneri i ri dhe duket se në këtë aspekt është gjetur gjuha e përbashkët me një teknik i cili i ka drejtuar edhe më parë verilindorët. Sipas “Panorama Sport”, Emiljano Çela do të kthehet përsëri në pankinën e Kukësit dhe do të jetë ai timonieri i kësaj skuadre .

Tekniku i drejtoi për disa javë edhe në sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore, pa shumë sukses, teksa u largua pas vetëm tre ndeshjesh në drejtim ku pësoi tre humbje radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco