Trajneri i Gjeorgjisë shfaqet optimist para sfidës me Shqipërinë: Ambiciet tona janë rritur

Trajneri i Gjeorgjisë shfaqet optimist para sfidës me Shqipërinë: Ambiciet tona janë rritur

22:22, 09/09/2024

Willy Sagnol, trajneri i Gjeorgjisë, ka folur përpara ndeshjes ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.

Kombëtarja e drejtuar nga legjenda franceze ka fituar ndeshjen e parë duke tronditur Çekinë me 4 gola dhe ashtu si kuqezinjtë ka 3 pikë.

Euro 2024 e Gjeorgjisë ishte fantastike pasi u kualifikuan në grup duke mundur edhe Portugalinë dhe ishte Spanja që më pas i eliminoi.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Gjithçka nuk është e dukshme nga jashtë, unë kam besuar gjithmonë te kjo skuadër. Lojtarët luajtën në Europian dhe e kuptuan rëndësinë e punës së ekipit, ishte e rëndësishme mënyra se si ktheheshim pas Europianit dhe ajo që pashë më kënaqi.

Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Tashmë do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”.

Gjeorgjia ishte këtë verë për herë të parë në Kampionatin Europian, madje krijoi një sensacion duke u kualifikuar në raundin e dytë.

Me lojtarë si Kvaraskheelia, portieri Mamardashvili, kapiteni Kashia, Kiteishvili apo Mikautadze, kombëtarja nga Kaukazet pritet të jetë një pengesë e fortë për kuqezinjtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco