Kosova ndryshon ‘kurs’, shkatërron Qipron në transfertë

Kosova ndryshon ‘kurs’, shkatërron Qipron në transfertë

20:00, 09/09/2024

Kosova ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 4-0 në transfertë me Qipron, ndeshje kjo e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Një reagim i tillë pritej nga “Dardanët” pas asaj humbje të dhimbshme që pësuan në “Fadil Vokrri” me rezultatin 3-0 ndaj Rumanisë.

Kosova fillimisht epërsinë e mori në minutën e tetë me anë të Vedat Muriqit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Po i njëjti lojtar doli sërish në skenë në minutën e 20-të, kësaj radhe duke shënuar me kokë pas asistimit të Donat Rrudhanit.

“Dardanët” patën edhe një tjetër mundësi të artë shënimi me anë të Ermal Krasniqit, i cili në minutën e 38-të dështoi të shënojë përballë portierit.

Të besuarit e Franco Fodës nuk u ndalën as në pjesën e dytë duke arritur që të tundin rrjetën edhe në dy raste të tjera.

I inkuadruari në pjesën e dytë, Albion Rrahmani, arriti që të shënojë për 3-0 në minutën e 48-të pas një asistimi të Milot Rashicës.

Goditjen përfundimtare qipriotëve ua dha Lumbardh Dellova, i cili në cilësinë e sulmuesit realizoi një gol të bukur për 4-0 në minutën e 55-të.

Me këtë fitore Kosova tani pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Qipron dhe me Rumaninë që në orën 20:45 do përballet me Lituaninë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco