Kosova me ndryshime, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Qipron

Kosova me ndryshime, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Qipron

16:59, 09/09/2024

Kosova do të luajë në transfertë me Qipron në orën 18:00 ndeshjen e dytë të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Të besuarit e Franco Fodës kanë për synim vetëm fitoren në këtë takim dhe rikthimin te rezultatet pozitive pas humbjes me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Rumanisë.

Ndryshe nga ajo ndeshje, Foda ka bërë disa ndryshime në formacionin startues ku shohim se nga minuta e parë do të luajë Visar Bekaj në mungesë të Arijanet Muric, ndërsa fanellën e titullarit e ka marrë edhe Donat Rrudhani.

Në mesfushë Foda ia ka besuar pozitën e titullarit yllit të Ballkanit, Lindon Emërllahu, ndërsa nga minuta e parë në fazën e sulmit po ashtu do të luajë edhe Ermal Krasniqi.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që dy ekipet përballen me njëra-tjetrën, pasi Kosova edhe më herët është ndeshur dy herë me Qipron ku ka arritur të fitojë në të dyja rastet (5-1 në ‘Fadil Vokrri’ dhe 2-0 në Qipro).

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco