Trajneri i Zvicrës ‘qan’ mungesën e Granit Xhakës ndaj Spanjës

Trajneri i Zvicrës ‘qan’ mungesën e Granit Xhakës ndaj Spanjës

16:32, 09/09/2024

Zvicra është mposhtur sërish në Ligën e Kombeve, kësaj radhe nga kampionia e Evropës, Spanja, me rezultat të thellë 4-1.

Pas ndeshjes trajneri Murat Yakin theksoi mungesën e Granit Xhakës.

Ai tha se loja e Zvicrës bazohet në zotërimin e topit dhe nëse Xhaka nuk është, mungojnë lidhjet dhe zgjidhjet që ofron.

“Loja jonë bazohet në zotërimin dhe dominimin e topit. Nëse mungon Graniti, mungojnë lidhjet dhe zgjidhjet që ofron. Shumë lojtarë nuk janë ende në ritëm dhe kërkojnë ende formën më të mirë. Ne nuk duhet ta përdorim Spanjën si pikë referimi. Nëse duam të mbijetojmë kundër skuadrave të tilla, duhet të kemi 14 deri në 16 lojtarë që janë në këtë ritëm”, ka thënë ndër të tjera Yakin.

Xhaka mungoi pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës, sfidë kjo që zviceranët e humbëm 2-0.

Ndeshjen e ardhshme “Helvetikët” e luajnë kundër Serbisë, më 12 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco