FOTO/ Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

FOTO/ Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

16:18, 09/09/2024

Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “AEK Arena”.

Dardanët kanë kërkuar maksimumin për këtë ndeshje, duke shkruar se u kanë borxh një fitore miliona shqiptarëve.

“Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte”, thuhet fillimisht në shkrimin e tyre.

“Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm.

Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, përfundon shkrimi i Dardanëve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco