Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Federata shqiptare mahnitet nga tifozët, stadiumi më 10 shtator do jetë plot

Federata shqiptare mahnitet nga tifozët, stadiumi më 10 shtator do jetë plot

09:53, 09/09/2024

 

Krenaria më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit? Kombëtarja e futbollit! Ecuria e ekipit të ndërtuar nga Sylvinho ka ngrohur zemrat e të gjithë tifozëve kuqezi dhe për këtë bindemi lehtësisht kur lexojmë një lajm nga Federata Shqiptare e Futbollit me titull “Sold out”.

Kuptimi në shqip është “janë shitur të gjitha” dhe u referohet biletave për ndeshjen e së martës me Gjeorgjinë. “Air Albania” do të jetë 100% plot, sepse të gjitha biletat për sfidën e orës 20:45 janë shitur tashmë.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Shqipëria ka rindezur motorët ashtu si gjatë eliminatoreve të Kampionatit Europian dhe duket më e fortë se kurrë. “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar. Me ju ne jemi 12”, ka shkruar FSHF në faqet e saj zyrtare.

Skuadra bind. Tifozët bindin. Atëherë, të gjithë së bashku se le të tregojmë sesa krenarë jemi me djemtë e kombëtares kuqezi dhe le t’i mbështesim deri në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco