Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

2 ndeshje 2 fitore! Ronaldo shijon suksesin: Faleminderit për mbështetjen

2 ndeshje 2 fitore! Ronaldo shijon suksesin: Faleminderit për mbështetjen

09:29, 09/09/2024

 

Portugalia “fluturon” me C.Ronaldo-n, 2 ndeshje 6 pikë të plota, kreu i Grupin A1. Legjenda portugeze vërtetoi edhe një herë se meriton çdo sekondë që mban të veshur fanellën e përfaqësueses, këtë herë, ndaj Skocisë, u fut në fushë si zëvendësues duke i dhuruar fitoren në limite.

Ndryshe nga takimi i parë kundër Kroacisë, këtë herë Portugalia e nisi keq, teksa McTominay i ndëshkoi që në minutën e 7-të. Pas këtij episodi sporadik, Portugalia mori totalisht kontrollin e lojës duke flirtuar me golin në disa momente, por Leao dhe Diogo Jota nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë me goditjet nga distanca.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 54-ët ishte Bruno Fernandes që me një goditje nga jashtë zone barazoi shifrat në 1-1. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 88-të, Ronaldo në zonë devijoi saktë një kros të Mendes duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë pasi në fund ky gol rezultoi një 3 pikësh.

Ky ishte goli i 901 në karrierë për CR7 i cili pas këtij suksesi falënderojë tifozët për mbështetjen: “2 ndeshje 2 fitore, faleminderit për mbështetjen Portugali”, shkruan Ronaldo në rrjetet e tij sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco