Kumbulla dhe Ismajli e bënë të kujtohet vetëm për çorapet, sulmuesi i Ukrainës shpjegon kaosin në startin e ndeshjes: Janë vendosur rregulla të reja

Kumbulla dhe Ismajli e bënë të kujtohet vetëm për çorapet, sulmuesi i Ukrainës shpjegon kaosin në startin e ndeshjes: Janë vendosur rregulla të reja

09:29, 08/09/2024

Roman Jaremçuk e nisi ndeshjen mes Ukrainës dhe Shqipërisë si një nga emrat më të rrezikshëm të sulmit të skuadrës ukrainase. Por falë kontrollit perfekt të dyshes Kumbulla-Ismajli, ai do të kujtohet në këtë sfidë vetëm për faktin që vonoi startin e ndeshjes për shkak se kishte çorapet e grisura.

 “Pse erdhi rezultati negativ? Është e vështirë ta thuash tani, pasi ishte një ndeshje e fortë. Mendoj se çdokush duhet të kërkojë maksimumin nga vetja dhe do të ishte e gabuar që të fajësonim dikë tani kur situata është ende e nxehtë. Ndaj mendoj se çdokush duhet ta fillojë nga vetja, të nxjerrë konkluzionet dhe të ecë përpara.

Vonesa në fillimin e ndeshjes? Janë vendosur rregulla të reja ku nuk lejohet më të grisen çorapet”, shpjegoi pas ndeshjes sulmuesi i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco