E para ndaj Ukrainës, e dyta në histori. Shqipëria theu tabu në duelin e të shtunës

E para ndaj Ukrainës, e dyta në histori. Shqipëria theu tabu në duelin e të shtunës

08:54, 08/09/2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit ia doli që të fitonte një ndeshje shumë të rëndësishme në Pragë përballë Ukrainës, për të nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve. Fitorja 2-1 kishte një rëndësi të madhe për këtë turne, por edhe theu tabu për kuqezinjtë.

 Kjo ishte hera e parë në histori që Shqipëria fitonte kundër Ukrainës, pasi në 6 përballjet e mëparshme, ukrainasit kishin regjistruar 5 fitore, ndërsa një ndeshje ishte ndarë barazim.

Por ndoshta më domethënës ishte fakti se Shqipëria fitoi jashtë fushe në Ligën e Kombeve, një turne ku e ka patur gjithmonë të vështirë të sigurojë rezultate të tilla në transfertë. Në 7 ndeshjet e mëparshme të Ligës së Kombeve të luajtura jashtë fushe, Shqipëria kishte fituar vetëm 1 herë, ndaj Bjellorusisë katër vite më parë. Rezultatet e tjera në transfertë janë 3 barazime dhe 3 humbje.

Ajo fitore ndaj Bjellorusisë, ishte hera e vetme kur kuqezinjtë kishin shënuar 2 gola në fushën kundërshtare në Ligën e Kombeve, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco