Silvinjo sakrifikon një nga 'surprizat' e listës, ja cili futbollist mbetet në tribunë në ndeshjen e sotme

Silvinjo sakrifikon një nga 'surprizat' e listës, ja cili futbollist mbetet në tribunë në ndeshjen e sotme

18:29, 07/09/2024

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, këtë herë vendosi t’u besonte dy emrave të rinj në grumbullimin për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ai afroi për herë të parë me ekipin kombëtar Agim Zekën dhe Sebastian Spahiun, të cilët u vlerësuan si surpriza nga shumëkush duke marrë për bazë historikun e paraqitjeve të tyre në vitin e fundit me klubet përkatëse.

Sipas trajnerit, këta dy futbollistë mund të ishin alternativa për Jasir Asanin në krahun e djathtë të sulmit, pasi po kërkonte alternativa për këtë pozicion në fushë. Me sa duket, ai ka zgjedhur që në ndeshjen ndaj Ukrainës të shohë si alternativë të mundshme vetëm një prej futbollistëve në fjalë.

Meqenëse ka grumbulluar 24 lojtarë dhe në protokoll lejohen vetëm 23, futbollisti i sakrifikuar për ndeshjen e sotme është pikërisht Agim Zeka. Lojtari i Partizanit është ai cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, teksa Spahiu do të jetë një nga alternativat në pankinë për Silvinjon.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco