Messi letër Di Marias: Do të na mungosh shumë. Kush do ta kishte menduar se do të përfundonte kështu?

Messi letër Di Marias: Do të na mungosh shumë. Kush do ta kishte menduar se do të përfundonte kështu?

17:46, 07/09/2024

Lionel Messi ishte një nga futbollistët që i shkroi letër Angel Di Maria, e cila u lexua në “Monumental” nga kapiteni argjentinas, i lidhur me video. Kjo ndodhi me rastin e lamtumirës së “Fideo” nga kombëtarja e Argjentinës.

“Shpresoj që po argëtohesh shumë me familjen dhe të dashurit e tu këtë mbrëmje (gjatë ndeshjes Argjentinë-Kili).

Ne thamë gjithçka që kishim për t’i thënë njëri-tjetrit, ndamë kaq shumë… Kush do ta kishte menduar se do të përfundonte në këtë mënyrë. Do të na mungosh shumë, shihemi së shpejti”, – shkruante tetë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Di Maria u shpreh para publikut në këtë mënyrë: “Kam shumë ndjenja të përziera brenda vetes. Fillimisht dua të falënderoj të gjithë punonjësit e AFA. Kam kaluar 16 vite me Albiceleste, kam përjetuar momente të vështira dhe të tjera të mrekullueshme. Unë jam shumë i emocionuar, është e vështirë të flas në këtë moment lamtumire nga kombëtarja”.

Ish-lojtari i Juventusit më pas vazhdoi: “Kam pasur fatin të luaja me gjenerata të ndryshme. Ne nuk mund të fitonim asgjë më parë, por ata më mësuan të vazhdojmë të luftojmë, ndaj dua t’i falënderoj për këtë.

Këta djem, megjithatë, më dhanë mundësinë për të fituar gjithçka. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tyre, me gjithë këtë dashuri. Faleminderit përgjithmonë! Falënderoj gruan dhe vajzat e mia, të cilat kurrë nuk lejuan që kritikat të më lëndojnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco