Klopp kritikon vendimin e Ten Hag: 'Nuk mund ta besoj një gjë të tillë'

Klopp kritikon vendimin e Ten Hag: 'Nuk mund ta besoj një gjë të tillë'

16:21, 07/09/2024

 

Legjenda e Liverpool-it, Jurgen Klopp, duket se ka kritikuar në mënyrë indirekte trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag.

Gjermani, i cili ka marrë një pushim nga loja pas largimit nga Anfield në verë, foli për situatën e Jadon Sancho.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund u largua nga Manchester United këtë verë për te Chelsea.

Klopp ka thënë: “Nëse e gjithë bota humb besimin te lojtari, menaxheri duhet të jetë ai që qëndron pas lojtarit.

“Unë nuk mund ta besoj se ‘ai është i padobishëm’, siç bënë klubet e tjera meqë ra fjala – duke blerë një lojtar për 80 milionë sterlina dhe më pas duke e dërguar në huazim!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco