Rumania i jep leksion, Kosova turpërohet me 3 gola në 'Fadil Vokrri'

Rumania i jep leksion, Kosova turpërohet me 3 gola në 'Fadil Vokrri'

22:42, 06/09/2024

Humbje zhgënjyese për Kosovës, në duelin e parë të Ligës së Kombeve. “Dardanët” e trajnerit Foda u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Rumania, në duelin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. 

Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku ishte Denis Man ai që gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, Rumania shënoi edhe 2 herë të tjera me Razvan Marin në minutat 51 dhe 82. Si të mos mjaftonte kjo, Kosova humbi edhe Mërgim Vojvodën, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të. 

Duelin e radhës Kosova do ta luajë më datën 9 shtator në transfertë ndaj Qipros, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco