Vinicius bëhet çështje, përgjigjet edhe qeveria spanjolle

Vinicius bëhet çështje, përgjigjet edhe qeveria spanjolle

15:36, 06/09/2024

Deklarata e Vinicius Zhunior në “CNN” në lidhje me çështjen e racizmit në Spanjë është kthyer në temë dite. Pas kryetarit të bashkisë së Madridit, Almeida, ka ardhur dhe deklarata nga kabineti i qeverisë spanjolle.

 Ka qenë ministri i brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, që i është përgjigjur Viniciusit, i cili tri ditë më parë tha: “Nëse Spanja nuk bën hapa përpara në përpjekjet e saj për luftën kundër racizmit, do të ishte mirë që Botërori 2030 të mos luhej në këtë vend.

 “E vetmja gjë që duhet të them është se vendi ynë (Spanja) është një vend ku respekti për diversitetin është pjesë e ADN-së sonë dhe, për rrjedhojë, lufta jonë efektive dhe e drejtpërdrejtë kundër çdo sjelljeje diskriminuese është prioritet”, tha ministri në një konferencë për shtyp kur u pyet për deklaratat e lojtarit brazilian të Realit të Madridit.

EDHE REALI I SHQETËSUAR – Deklarata e Vinicius Zhunior ka trazuar ujërat në Spanjë, por edhe në klubin e tij në Madrid. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle pranë klubit të bardhë, aty ka nisur të shfaqet një farë shqetësimi në lidhje me sulmuesin e vet. Në klubin madrilen nuk e kuptojnë motivin që e ka shtyrë brazilianin të lëshojë të tilla deklarata, që mund të shkojnë kundër tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco