Jamal: Qeni është rivali më i vështirë për mua në futboll

Jamal: Qeni është rivali më i vështirë për mua në futboll

14:21, 06/09/2024

Lamin Jamal është djaloshi në modë, është ai lojtari i momentit, pavarësisht se po flasim vetëm për një fëmijë 17-vjeçar. Jamal ishte zbulimi i “Euro 2024” me Spanjën ku arriti të shpallej dhe kampion Europe.

 Lëvizjet e tij në fushë kanë bërë që dhe ylli i ri i Barçës të jetë mes 30 kandidatëve të mundshëm për fitimin e “Topit të Artë”. Sigurisht që shanset për ta fituar nuk janë të mëdha, por nëse nuk do të arrijë të fitojë “Topin e Artë”, ai shihet si favoriti absolut për “Trofeun Kopa”, që jepet për lojtarin e ri më të mirë. Me këtë rast, sulmuesi i Barcelonës ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, që ka publikuar fragmente nga kjo intervistë, ku ai ka folur për shumë gjëra dhe mbi të gjitha ndryshimin radikal në jetën e tij pas asaj çfarë i ka ndodhur në harkun e një viti, që nga debutimi me Barcelonë që 16 vjeç e deri te titulli me Spanjën në mes të korrikut, vetëm dy ditë para se të festonte 17-vjetorin. Lamin kaloi nga shikimi i idhujve të tij në televizion në lojën me ta brenda pak muajsh.

Ai e ka përmendur gjithmonë se sa i ndrojtur, sa i turpshëm ka qenë ditët e para nën urdhrat e Ksavit dhe e ka kujtuar sërish: “Herën e parë lashë këpucët në dhomat e zhveshjes dhe shkova në palestër për të bërë biçikletë, sepse më vinte turp të isha atje. Pashë Zhordi Albën, Pike, Pjaniç… Më pas me kalimin e kohës u përshtata dhe kur bëra debutimin tim nuk isha nervoz”.

Një kalama që luan me burra, kështu mund të shihet ndryshe Jamal. Por ai ka theksuar se nuk ka asnjë problem të përballet me më të mëdhenj se ai, pasi këtë e kultivuar para se të debutonte me ekipin e parë të Barcelonës. “Të luajturit në rrugët e lagjes ma hoqi frikën për tu përballur me më të rriturit. Kujtoj se isha 11-12 vjeç, ndërkohë që luaja kundër personave që ishin 20 vjeç ose më shumë. Kjo më bëri të vras frikën, të shfrytëzoj mundësinë për të luajtur ndaj kujtdo”, ka përmendur ylli i Spanjës.

Madje ai nënvizon se mërzitet kur është shumë më mirë se të tjerët. “Unë jam një djalë që nuk më pëlqen të jem në një nivel shumë më të lartë se të tjerët, siç më ka ndodhur tek kadetët, sepse nuk më pëlqen të pushoj apo të fluturoj. Më pëlqen gjithmonë kur është më e vështirë. Preferoj më mirë të mos luaj, se sa të luaj gjithçka dhe ta bëj shumë të lehtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco