Cristiano Ronaldo kap shifrën e 900 golave

Cristiano Ronaldo kap shifrën e 900 golave

21:59, 05/09/2024

Gjithçka ndodhi në në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Ligën e Kombeve 2024/25 kundër Kroacisë

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierën e tij profesioniste të enjten (5 shtator) në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Ligën e Kombeve 2024/25 kundër Kroacisë në Estádio da Luz në Lisbonë, duke zgjeruar rekordin e tij mbi Lionel Messin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Deri më sot, 769 nga 900 golat e Ronaldos kanë ardhur në nivel klubi, ku ai ka luajtur 1025 ndeshje (mesatarisht 0.75 gola për lojë). Shumica e tyre (450) erdhën gjatë periudhës së tij 9-vjeçare me Real Madridin, megjithëse ai ka qenë gjithashtu jashtëzakonisht i suksesshëm edhe me me Manchester United (145 gola), Juventus (101) dhe Al Nassr (68).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco