Matthäus këshillon Nagelsmann: Ja roli ideal i Kimmich te Gjermania

Matthäus këshillon Nagelsmann: Ja roli ideal i Kimmich te Gjermania

18:48, 05/09/2024

 

Në rubrikën e tij të “Sky”, Lothar Matthäus, komentoi vendimin e trajnerit të kombëtares, Julian Nagelsmann, rreth kapitenit Joshua Kimish cili do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Ne kemi një kapiten të ri në Joshua Kimish. Ai është zgjedhja logjike dhe e duhur”. Legjenda 63-vjeçare shpjegon arsyen e zgjedhjes së duhur: “Qëndrimi i tij, performanca dhe përvoja flasin vetë. Ai gjithashtu vendos gishtin në plagë verbalisht dhe tani si kapiten lejohet edhe më shumë ta bëjë këtë”, tha Matthäus.

Eksperti i “Sky” supozon gjithashtu se Kimmich do të mbajë shiritin e kapitenit te Bayern së shpejti: “Nëse ai luan në Mynih më gjatë sesa Manuel Neuer, atëherë ai do të mbajë edhe shiritin në klub të ardhmen”.

Matthäus, megjithatë, shpreson që kapiteni aktual do ta drejtojë skuadrën nga mesfusha: “Unë e preferoj kur kapiteni luan në qendër dhe jo në prapavijë, por Filip Lahm gjithsesi bëri një punë të shkëlqyer dhe natyrisht edhe Manuel Nojer nga mbrapa. Megjithatë, nëse mund ta dëshiroja, atëherë trajneri duhet ta zhvendos Joshuan në mes të aksionit”.

Nga ana tjetër, Nagelsmann ende po planifikon të përdorë Kimmich si mbrojtës i djathtë, siç zbuloi në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë.

 “Fillimisht ai është planifikuar si mbrojtës i djathtë. Por kjo mund të ndryshojë”, tha shkurtimisht mbi rolin e Kimmich “timonieri” i përfaqësues gjermane.

Si te Bayern, ashtu edhe te “Pancerat” pozicioni i Kimmich në të ardhmen mbetet një mister mes mbrojtësit të djathtë dhe mesfushorit me prirje organizative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco