Osimhen te Galatasaray, reagon Icardi: Luani dominon në heshtje, qentë lehin për të tërhequr vëmendjen

Osimhen te Galatasaray, reagon Icardi: Luani dominon në heshtje, qentë lehin për të tërhequr vëmendjen

18:22, 05/09/2024

Osimhen te Galatasaray, reagon Icardi: Luani dominon në heshtjeSulmuesi argjentinas tërheq vëmendjen me një dalje në Instagram në orët në të cilat e gjithë qendrat e vëmendjes ishte te ish-lojtari i Napolit

Nëse tifozët e Galatasaray-t shpërthyen për blerjen e Victor Osimhen, ka edhe nga ata që buzëqeshin më pak dhe mundohen të tërheqin vëmendjen në rrjetet sociale. E kemi fjalën për Mauro Icardin, i cili prej disa sezonesh është forca shtytëse e skuadrës turke me gola.

Në orët që flitej aq shumë për ardhjen e nigerianit, vjen postimi i ish-lojtarit të Interit në një version ‘kafshë’ në Instagram: “Luani dominon në heshtje, ndërsa qentë lehin për të tërhequr vëmendjen”.

Postimi i sulmuesit argjentinas nuk ishte edhe aq enigmatik, pasi ai donte të riafirmonte epërsinë e tij te Galatasaray, tashmë i rrezikuar nga ardhja e Viktor. Icardi në fakt donte të shënonte territorin e tij: tani do të jetë në dorën e trajnerit Okan Buruk të gjejë pozicionin e duhur në fushë, ndoshta duke luajtur me dy sulmues. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco