Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Zbulohet shkalla e dëmtimit të Gjimshitin, shqiptari në dyshim edhe Champions League

Zbulohet shkalla e dëmtimit të Gjimshitin, shqiptari në dyshim edhe Champions League

09:48, 05/09/2024

Si të mos mjaftonin dëmtimet e Brojës dhe Dakut, Sylvinho humbi kapitenin për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve.

Dëmtimi i Berat Gjimshitit ishte pa diskutim lajmi më i hidhur në këtë grumbullim të parë post-“Euro2024”.

“Diga” kuqezi pësoi tërheqjeje të shkallës së parë në kofshën e djathtë gjatë një seance stërvitore, duke bërë që të “parkojë” menjëherë në infermieri.

Gjimshiti iu nënshtrua fillimisht disa ekzaminimeve në Tiranë, por të udhëtuar më pas drejt Bergamos për vizitua më të specializuar.

Dëmtimi i Gjimshitit nuk është një shqetësim vetëm për Shqipërinë, por ky ishte një lajm i hidhur edhe për trajnerin Gasperini pasi qendërmbrojtësi humbet në këtë mënyrë sfidën e parë pas rifillimit të Serie A, atë kundër Fiorentines në program për t’u zhvilluar më 15 shtator.

Jo vetëm kaq, Gjimshiti është në dyshim të fortë edhe për sfidën e parë në Champions League, atë kundër Arsenal më 19 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco