Capello: Sjellje prej fëmije kapriçioz e Leao dhe Hernandez, po të më kishte ndodhur mua...

Capello: Sjellje prej fëmije kapriçioz e Leao dhe Hernandez, po të më kishte ndodhur mua...

10:29, 04/09/2024

Në dy javët pushim të klubeve, për shkak të angazhimeve të lojtarëve me kombëtaret e tyre, Paulo Fonseca do të jetë në gjendje të punojë me Milanin e tij për të zgjidhur problemet kryesore të mbrojtjes, që janë parë gjatë fillimit të sezonit, edhe nëse do t’i duhet ta bëjë këtë pa disa nga lojtarët e tij më të rëndësishëm si Rafael Leao dhe Theo Hernandez.

Të dy ishin protagonistë të episodit të shumëpërfolur të freskimit me ujë të lojtarëve, mbrëmjen e së shtunës në “Olimpico”, gjatë ndeshjes kundër Lazio. Fabio Capello ka shkruar për këto dy probleme kuqezi në një editorial për “Gazzetta dello Sport”.

Për ish-trajnerin e njohur, Milani ka “disa probleme”. I pari në të cilin fokusohet “Don Fabio” është ai që lidhet me mbrojtjen: “Sezonin e kaluar problemet ishin aty, por këto tri ndeshjet e para të kampionatit të ri theksuan pikërisht ato që kishim parë tashmë. Pavlovic është një nënshkrim i mirë, pa dyshim, por Fonseca duhet të punojë në fazën e mbrojtjes”.

Natyrisht, më pas u ndal te rasti “Theo Hernandez-Leao” gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Lazios dhe Milanit: “Nuk më pëlqeu sjellja e tyre. Me atë gjest gjatë freskimit të lojtarëve dhanë idenë e të qenit dy fëmijë kapriçiozë. Nëse do të më kishte ndodhur mua, do t’i kisha thirrur të nesërmen në zyrë, ndoshta të dy bashkë, dhe mbi të gjitha pa ndërhyrjen e klubit.

Këto gjëra duhet të zgjidhen në dhomat e zhveshjes. E tyre ishte mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës, të cilët në vend të kësaj shkuan drejt pankinës për të folur me trajnerin. Problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë. Në çdo rast, unë besoj se dialogu është thelbësor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco