Luis Suarez tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait

Luis Suarez tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait

22:48, 03/09/2024

 

Sulmuesi Luis Suarez ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund karrierës me kombëtaren e Uruguait. Ndeshja kualifikuese e uruguaianit për Kupën e Botës në shtëpi kundër Paraguait (7 shtator) do të jetë paraqitja e tij e fundit për kombëtaren.

“Do të jetë ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Është e vështirë për mua ta them por më jep qetësi që deri në ndeshjen e fundit kam dhënë gjithçka”, ka thënë Suarez në njoftimin e tij.

Ish-ylli i Liverpulit dhe Barcelonës, që tani luan për Inter Miamin në MLS, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Uruguait, me 69 gola në 142 ndeshje të luajtura në 17 vjet. Suarez bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar më 8 shkurt 2007 në një fitore 3–1 kundër Kolumbisë. Me kombëtaren mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco