'Fadil Vokrri' i tejmbushur, shiten të gjitha biletat për sfidën Kosovë-Rumani

'Fadil Vokrri' i tejmbushur, shiten të gjitha biletat për sfidën Kosovë-Rumani

21:39, 03/09/2024

 

Përfaqësuesja e Kosovës pret Rumaninë të premten në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova dhe Rumania hapin kualifikueset për grupin J të Ligës C.

Federata e Futbollit të Kosvës bën me dije se të gjitha biletat për duelin Kosovë – Rumani janë shitur.

Kujtojmë se pak muaj më parë në Bukuresht, në Rumani – Kosovë, tifozët vendas hodhën parulla anti-shqiptare.

Njoftimi i FFK-së:

“Të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani janë shitur. Ju njoftojmë se të gjitha biletat për ndeshjen e shumëpritur Kosovë – Rumani janë shitur! Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund. Jemi të lumtur që stadiumi “Fadil Vokrri”, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë”, shkruhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco