Abraham prezantohet te Milani:Zemra ime është këtu, do të luaj në një stadium magjik

Abraham prezantohet te Milani:Zemra ime është këtu, do të luaj në një stadium magjik

20:48, 03/09/2024

Tammy Abraham u prezantua sot te Milani, edhe pse debutoi direkt qe kur mberriti te shtunen duke dhuruar asistin e golit te Leaos. Ai shpjegon: “Jam rritur duke ndjekur Milanin. E konsideroj një ekip dhe klub të shkëlqyer. Kur pashë se ishte i interesuar për mua, nuk bëra gjë tjetër veçse prita, duke i thënë vetes një mijë herë se ishte vendi ku doja të isha. Roma? Jam falenderues dhe tifozet e dine kete gje, pasi kam raport fantastik por kishte ardhur momenti te rrisja nivelin dhe mendoj se keshtu bera.

Zemra ime është këtu tani, koka ime është këtu dhe unë jam një tifoz i Milanit si gjithë të tjerët. Do te luaj ne nje stadium magjik, me nje tifozeri te jashtezakonshme. Do të bëj çmos që të mbahem mend me kete fanelle.

Forma fizike? Ndihem më të mirë. Jam duke u rikuperuar nga lëndimi i gjate qe pata, por realisht jam i lumtur me gjendjen qe gezoj aktualisht. Me duhet ende te njoh menyren e lojes dhe shoket e ekipit, edhe pse disa i njoh si Tomori, Loftus Cheek apo Morata.

Me Leaon bisedova perpara se te aktivizoheshim dhe situata e golit ishte pikerisht ajo qe donim te benim.

Shpresoj të kem rezultate të mira, të kemi një ndikim pozitiv.”

“Milani me ka mare per te shenuar gola dhe per te ndihmuar sulmin, sidomos ne lojen ne ajer. Ndaj detyra ime eshte vetem kjo dhe objektivi qe kam kete sezon gjithashtu. Morata eshte nje lider dhe prane tij vetem mund te rritesh me shume dhe te formohesh me shume.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco