'Nuk do të heqë kurrë dorë nga maska', Osimhen zbulon arsyen

'Nuk do të heqë kurrë dorë nga maska', Osimhen zbulon arsyen

19:45, 03/09/2024

 

Tashmë në Arabinë Saudite, Victor Osimhen ka zbuluar arsyen pse do të vazhdojë të mbajë maskën për aq kohë sa është futbollist aktiv. Nuk ka të bëjë me estetikën, por me një gjë krejt serioze.

Disa lojtarë të ndryshëm kanë mbajtur maska gjatë rikuperimeve për shkak dëmtimi, si për shembull Kylian Mbappe në Kampionatin Europian që lamë pas.

Osimhen në nëntor 2021 pësoi një një dëmtim në gropën e syrit dhe që atëherë ai ka mbajtur një maskë në çdo ndeshje të futbollit në të cilën ka marrë pjesë. Nigeriani ka vendosur që të vazhdojë kështu deri në fund të karrierës.

“Nuk e di nëse keni informacion, por kam shumë vidha që kalojnë nëpërmjet nofullës sime brenda gojës. Ndeshja e fundit, ndaj Cagliarit, kur e godita topin me kokë, unë kisha gjak në fytyrën time dhe portieri gjithashtu më goditi në fytyrë, kështu që pati gjak edhe me maskë. Për këtë arsye është shumë e rrezikshme për mua që të luajë pa përdorur maskën, natyrisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco