Goditje e madhe e Dinamos, blutë firmosin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Goditje e madhe e Dinamos, blutë firmosin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

19:20, 03/09/2024

Naser Aliji është një nga goditjet më të rëndësishme të Superiores këtë verë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u prezantua te klubi i Dinamos.
“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.

Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim”, njofton klubi.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe së fundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco