Ronaldo pendohet për deklaratën: 'Bëra shaka, s’më interesojnë golat'

Ronaldo pendohet për deklaratën: 'Bëra shaka, s’më interesojnë golat'

18:40, 03/09/2024

 

Cristiano Ronaldo deri tani ka shënuar 899 gola në karrierë. Pak ditë më parë, ai u shpreh se synon të arrijë shifrën e 1000 mijë golave dhe më pas do të publikonte videot në Youtube.

Duket se portugezi paskësh qenë duke bërë shaka. Ai ka dhënë një deklaratë të dytë, e cila ndryshon nga ajo e para. “Do të jem i sinqertë: a mendoni se jam i shqetësuar për të shënuar 901 apo 902 gola, kur kam 899? Nuk ka më ndonjë ndryshim për mua”, tha CR7.

“Edhe sot që jam drejt fundit, e ndiej gëzimin kur luaj futboll. Të jesh konkurrues është gjëja më e rëndësishme sa i përket golave. Ndonjëherë shënon, ndonjëherë dështon, por kjo është pjesë e jetës”.

“E di se thashë që dua të shënoj 1000 gola, por ishte më shumë një shaka. Para se të shënoja 1000 gola, së pari dua të arrij 900. Nëse kjo nuk ndodh, nuk ka problem, 900 gola nuk janë keq”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco