Osimhen-Galatasaray, zbulohet klauzola në kontratën e sulmuesit

Osimhen-Galatasaray, zbulohet klauzola në kontratën e sulmuesit

16:55, 03/09/2024

 

Sulmuesi i Napoli-t, Victor Osimhen, i cili është huazuar nga Galatasaray, duket se ka një klauzolë unike në kontratën e tij me gjigantët e Turqisë.

Sipas turkes A Spor, nigeriani do të ketë mundësinë ta ndërpresë kontratën e tij në rast se një nga 10 klube të papërmendur do të kërkojnë ta marrin në janar.

Huazimi i Osimhen te Galatasaray pritet të zgjasë deri në fund të sezonit, por lojtari duket se do të ketë mundësinë të gjejë një skuadër të re në merkaton e dimrit.

Edhe pse 10 emrat e klubeve nuk janë përmendur, pritet që të jenë disa prej skuadrave më të mëdha të Europës.

Chelsea dhe Al Ahli kanë qenë shumë afër nënshkrimit të lojtarit në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco