Sancho, fjalët e para te Chelsea: Më bindi Maresca

Sancho, fjalët e para te Chelsea: Më bindi Maresca

11:39, 01/09/2024

 

"Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Londra është vendi ku jam rritur dhe jam i lumtur që jam kthyer”. Kështu nis intervista e parë e Jadon Sanchos si lojtar i Chelseat. Anësori ofensiv i lindur në vitin 2000 u ble në formë huazimi me detyrimin për ta blerë nga Manchester United. Një një operacion i mbyllur në momentet e fundit, që është dhe goditja e fundit i verës për Blutë.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit foli edhe për rëndësinë e Enzo Maresca për suksesin e marrëveshjes: "Maresca më tërhoqi vërtet në projekt. E kam njohur që nga ditët kur ishte me Pep Guardiolën te Manchester City dhe ishte i rëndësishëm për zgjedhjen time”.

Sancho thellohet më tej në temën e bisedimeve me trajnerin italian: "Ai më foli në telefon për këtë projekt dhe atë që po ndërtonte këtu, dhe për një lojtar të ri si unë është emocionuese. Mezi pres të filloj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco