Fokusi kryesor futbolli, Armando Broja ndahet nga e dashura angleze?

Fokusi kryesor futbolli, Armando Broja ndahet nga e dashura angleze?

09:45, 01/09/2024

 

Futbollisti Armando Broja duket se i ka dhënë fund lidhjes 1-vjeçare me influenceren e njohur Xhej Alisa Uills, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas një viti bashkëjetesë duket se gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë dhe dyshja ka vendosur që t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Lajmet për ndarjen e dyshes vijnë pasi Broja dhe Xhej nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale dhe po ashtu dyshja i kanë shijuar të ndarë pushimet.


Influencerja është parë me miqtë duke shijuar pushimet në Dubai, ku herë-herë na ka servirur edhe poza sensuale “buzë” detit.

Nga ana tjetër Broja nuk ka pasur një verë të qetë mes diskutimeve për kontratat e reja, ku mbrëmjen e djeshme zyrtarisht u bë lojtar i Everton.

Sulmuesi shqiptar ka marrë po ashtu ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Trajneri Sylvinho tregoi kështu besimin që ka te Broja për sulmin e së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco