Java e tretë e Superiores ul siparin ditën e sotme, ja kur luhen dy duelet interesante

Java e tretë e Superiores ul siparin ditën e sotme, ja kur luhen dy duelet interesante

08:35, 01/09/2024

Java e tretë e Superiores do të ulë siparin ditën e sotme me dy duelet interesante që do të luhen në mbrëmje prej orës 20:00.  

Dinamo do të jetë pritëse në “Elbasan Arena”, ndaj Elbasanit të Roberto Bordin, në një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar. Interesant është fakti se verdheblutë do të luajnë në stadiumin e tyre si skuadër mike, teksa mbështetja e tifozerisë së zjarrtë nuk do të mungojë, duke u shndërruar në një armë të fortë për Elbasanin. 

Ndërkohë paralelisht në orën 20:00, luhet në “Niko Dovana” të Durrësit edhe dueli tjetër mes Tiranës dhe kampionëve të Egnatias. 

Rrogozhinasit vijnë pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që Tirana ka siguruar 2 barazime në 2 javët e para. Skuadra e Bledi Shkëmbit është në kërkim të fitores së parë, teksa rrogozhinasit e Tetovës duan vazhdimësinë.  

SOT

TIRANA-EGNATIA 20:00 (në Durrës)

DINAMO-ELBASANI 20:00 (në Elbasan)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco