‘Pse nuk ma merr djalin te Kombëtarja’/ Si e kërcënoi Dukën presidenti i klubit shqiptar që u arrestua sot

‘Pse nuk ma merr djalin te Kombëtarja’/ Si e kërcënoi Dukën presidenti i klubit shqiptar që u arrestua sot

19:35, 31/08/2024

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është kërcënuar nga presidenti i klubit Iliria të Fushë-Krujës, dy futbollistë dhe disa persona të tjerë.

Në lidhje me  ngjarjen janë vënë në pranga presidenti i klubit Iliria, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiano Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Haxhi e Petrit Selmani.

Presidenti i klubit Iliria ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës. Ndërkohë 2 vëllezërit e Gentian Selmanit, Santiago dhe Brajan, aktivizohen te klubi i Ilirisë, që është në pronësi të babait të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco