Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Francisco Conceiçao, zyrtarisht lojtari i ri i Juventusit

Francisco Conceiçao, zyrtarisht lojtari i ri i Juventusit

15:12, 27/08/2024

 

Klubi bardhezi njofton se “ka arritur marrëveshje me FC Porto për blerjen (huazimin) në mënyrë të përkohshme, deri më 30 qershor 2025, të të drejtave për paraqitjet sportive të futbollistit Francisco Fernandes de Conceicao për një tarifë prej 7 milionë euro, – lexojmë në njoftimin për shtyp. – Kjo tarifë mund të rritet gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive me lojtarin, me një shumë jo më të madhe se 3 milionë euro, me arritjen e objektivave të caktuara sportive”.

Anësori ofensiv, i lindur në vitin 2002, zbarkoi të dielën në mbrëmje në aeroportin ‘Caselle’ dhe të hënën përfundoi vizitat rituale mjekësore në ‘Jmedical’. Kontrata përfshin gjithashtu një klauzolë përfundimi prej 30 milionë euro (që do të arrijë në 45 milionë) deri më 15 korrik 2025. Lojtari do të vendosë pastaj, me Juventusin që kërkon të ketë përparësi në blerje. Francisco, djali i ish-futbollistit dhe tashmë trajnerit Sergio Conceiçao, po përgatitet t’i bashkohet skuadrës së Thiago Motta, i cili u rikthye me tri pikët nga ndeshja si mysafir në Verona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco