Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vinicius Junior i thur elozhe Mbappe: Më pëlqen se si luan, mund të bëjmë gjëra të mëdha

Vinicius Junior i thur elozhe Mbappe: Më pëlqen se si luan, mund të bëjmë gjëra të mëdha

15:00, 27/08/2024

 

Në një intervistë të gjatë me CNN, sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, preku shumë tema, duke përfshirë objektivat e tij sezonale:

"Çdo vit qëllimi ynë është të fitojmë sa më shumë tituj. Kupa e Mbretit gjithmonë na largon nga tripleta, sepse luajmë kundër shumë skuadra të vështira gjatë gjithë janarit, e cila është periudha në të cilën ka numrin më të madh të ndeshjeve. Gara e kupës përfundon duke i komplikuar gjërat pak, por është motivuese për të fituar më në fund tripletën”.

Ardhja e Mbappe- "Skuadra është shumë e mirë dhe ka qenë për një kohë të gjatë. Tani, me ardhjen e Mbappe, të gjithë thonë se skuadra mund të bëhet e pandalshme, por tani për tani ne duhet të bëjmë stërvitjen më të mirë dhe të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin sa më shpejt”.

“Më pëlqen shumë stili i Mbappe-së, më pëlqen se si luan dhe e vërteta është se jam shumë i emocionuar për atë që ne mund të bëjmë gjatë sezonit ku ai gjithmonë ka ëndërruar të jetë dhe ku çdo lojtar ka ëndërruar gjithmonë të luajë”.

“Shpresojmë që të jetë në gjendje të shënojë aq gola për ne sa ka bërë me ekipin e tij të mëparshëm, si dhe me ekipin kombëtar, dhe shpresoj ai mund të bëjë edhe më shumë me ne”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco