Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

I prekur nga një sëmundje e rrallë, Kristoffer Olson rikthehet në shtëpi pas gjashtë muajsh trajtim

I prekur nga një sëmundje e rrallë, Kristoffer Olson rikthehet në shtëpi pas gjashtë muajsh trajtim

13:28, 27/08/2024

I rikthyer në shtëpi pas gjashtë muajsh trajtimi, ai shpreson të luajë përsëri

Mesfushori i kombëtares suedeze, Kristoffer Olsson, i shtruar në spital në shkurt me një sëmundje të rrallë të trurit që e la atë pa aftësi motorike apo verbale, është kthyer në shtëpi pas gjashtë muajsh të kaluar  në një qendër rehabilitimi, njoftohet në rrjetet sociale.

Mesfushori 29-vjeçar, pjesë e klubit danez të Midtjylland, kishte rënë në shtëpi më 20 shkurt dhe më pas u shtrua në spitalin Aarhus në gjendje shumë të rëndë, nga ku u transferua në një qendër rehabilitimi një muaj më vonë.

Suedezi, i cili i riktheu funksionet e të folurit dhe motorikës në mes të prillit, tha pak kohë më parë se kishte ndërmend të kthehej për të luajtur, por as ai dhe as klubi i tij nuk kanë dhënë aktualisht një datë për kthimin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco